Aplikacion
Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të enjte në Kosovë, ku tre persona kanë humbur jetën brenda një banese të përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një shtëpi në zonën e Malishevës, ndërkohë që brenda ndodheshin anëtarë të një familjeje.
Si pasojë e tymit të dendur, tre persona dyshohet se kanë ndërruar jetë nga asfiksia.
Viktimat janë babai 35 vjeç dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit./ Zoom.al


