zoom

Kosova

Babai dhe dy djemtë humbën jetën nga zjarri/ E afërmja zbulon detaje të rënda: Fëmijët dhunoheshin

Babai dhe dy djemtë humbën jetën nga zjarri/ E afërmja zbulon detaje të rënda: Fëmijët dhunoheshin

Detaje të reja janë zbuluar nga tragjedia rëndë në Malishevë, ku një zjarr në një banesë i mori jetën një babai 35-vjeçar dhe dy fëmijëve të tij të mitur, 9 dhe 12 vjeç.

Një e afërme e viktimave, e intervistuar në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ka rrëfyer se familja kishte një histori të gjatë problemesh dhe konfliktesh. Sipas saj, marrëdhëniet mes prindërve të fëmijëve kishin qenë të paqëndrueshme për vite me radhë, me ndarje dhe ribashkime të përsëritura.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se në familje ka pasur raste dhune, duke pretenduar se ish-bashkëshorti i nënës së fëmijëve kishte ushtruar dhunë në disa raste. Sipas dëshmisë së saj, nëna e fëmijëve nuk jetonte më në të njëjtën banesë me ta në periudhën para ngjarjes.

Ajo ka shtuar se fëmijët më parë kanë jetuar për një periudhë edhe me familjarë të tjerë, për shkak të situatës së paqëndrueshme familjare.

“Kanë 10 vite që kanë pasur shumë probleme familjare, janë ndarë dhe bashkuar shumë herë gjatë kësaj kohe. Tani është shumë e rëndë të flasësh, por ka pasur edhe dhunë në familje. Ish-bashkëshorti ka ushtruar edhe dhunë.

Para tragjedisë, për herë të fundit, i ka parë para 6-7 ditësh. Babai i fëmijëve, diku në fund të vitit 2025 kanë pasur ndarje me ish-partneren e tyre sërish…fëmijët kanë jetuar me xhaxhain ca kohë. Kjo bashkëjetesë e ka pasur pasi u nda me motrën time. Me motrën time nuk është lidhur më, vetëm kanë pasur komunikim për fëmijët. Nuk e di sa ka qëndruar me bashkëjetuesen. Fëmijët jetonin me babain sepse shërbimi social në Malishevë i ka mohuar të drejtën për të bërë ankesë…”, ka rrëfyer ajo./ Zoom.al

Postime të lidhura