Aplikacion
Pas ngjarjes tragjike në Malishevë, ku humbën jetën tre anëtarë të një familjeje, të afërmit e tyre kanë dhënë dëshmi prekëse.
Sipas një të afërmeje të familjes, momentet e para pas zjarrit kanë qenë kaotike dhe të mbushura me panik. Ajo tregon se fëmijët u nxorën me shpresën se mund të shpëtonin, por fatkeqësisht nuk jepnin më shenja jete.
“Kur dola te dera, fëmijët ishin në duart e kunatës. U përpoqa t’i kontrolloja nëse kishin puls, por nuk kishin shenja jete. I mora me shpejtësi dhe i dërguam në spital, por ishte tepër vonë. Nuk pata mundësi as t’i përqafoj, as t’i puth për herë të fundit.
Më janë dhimbsur shumë. Babain e djemve e kam djalë të dajës, dy fëmijët i kam pasur si të mitë. Jam në gjendje shumë të keqe. Fëmijët ishin pa shenja jete. Nuk kishin puls, ishin komplet të zverdhur”, ka rrëfyer ajo mes dhimbjes.
Në këtë tragjedi humbën jetën një 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, 9 dhe 12 vjeç, ndërsa dyshimet e para lidhen me një zjarr që shpërtheu brenda banesës.
Prokuroria ka konfirmuar se në vendngjarje ka pasur shenja zjarri dhe tymi të dendur, por ende nuk janë përcaktuar shkaqet e sakta. Ekspertët janë duke hetuar për të zbuluar nëse bëhet fjalë për zjarr aksidental apo zjarrvënie të qëllimshme./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari