zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Durrës/ Një grua digjet brenda në shtëpi

Ngjarje e rëndë në Durrës/ Një grua digjet brenda në shtëpi

Një grua humbi jetën këtë të enjte në Durrës, pasi shtëpia e saj u përfshi nga flakët.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 në fshatin Shënavlash, ku një banesë dyshohet se u dogj për shkak të një shkëndije elektrike.

“Si pasojë e flakëve dhe tymit, ka ndërruar jetë nga asfiksia shtetasja K. M., 42 vjeçe”, njoftoi policia.

Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë dhe arritën të fikin zjarrin, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura