zoom

Aktualitet

VIDEO/ Digjet shtëpia në Pogradec

VIDEO/ Digjet shtëpia në Pogradec

Një banesë në fshatin Gurras është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar frikë tek familjarët dhe banorët e zonës.

Informacionet e para tregojnë se zjarri mund të ketë nisur nga soba e druve, ndërsa po merret në konsideratë edhe mundësia që shkak të jetë bërë një bombul gazi.

Zjarri ka përfshirë të gjithë katin e parë të shtëpisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë plotësisht situatën nën kontroll.

Në momentin e rënies së flakëve, në banesë ishin disa anëtarë të familjes, të cilët kanë arritur të largohen me shpejtësi dhe janë jashtë rrezikut. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e saktë të ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura