zoom

Aktualitet

Shkrumbohet një banesë në Elbasan, katër persona mbeten të pastrehë

Shkrumbohet një banesë në Elbasan, katër persona mbeten të pastrehë

Një banesë në fshatin Gurishtë–Shilbatër, në Elbasan, është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga një shkëndijë elektrike, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë.

Mjetet zjarrfikëse kanë mbërritur pas shkrumbimit të plotë të shtëpisë dhe po punohet për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në banesat përreth.

Si pasojë e zjarrit, katër anëtarë të familjes kanë mbetur të pastrehë, ndërkohë që temperaturat në zonë janë shumë të ulëta./ Zoom.al

Postime të lidhura