zoom

Aktualitet

EMRI/ I moshuari digjet nga flakët në strehën e tij në Shkodër

EMRI/ I moshuari digjet nga flakët në strehën e tij në Shkodër

Një i moshuar 80-vjeçar ka mbetur rëndë i plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij të improvizuar në qytetin e Shkodrës.

Flakët kanë përfshirë një barakë të vjetër, ku ai jetonte në kushte të vështira.

Sipas informacioneve, shtetasi Sefer Balina ka pësuar djegie të shumta në trup.

Ai është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe djegieve të shkallës së tretë, mjekët kanë vendosur ta dërgojnë me urgjencë në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e zjarrit. Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re flakët dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shuar zjarrin./ Zoom.al

Postime të lidhura