zoom

Të gjitha

Simon Rex sqaron thashethemet në lidhje me Meghan Markle

Simon Rex sqaron thashethemet në lidhje me Meghan Markle

Simon Rex po vazhdon të sqarojë thashethemet se dikur ka qenë në lidhje me dukeshën e Sussex, Meghan Markle.

Aktori i “The Red Rocket” ka konfirmuar një histori të shpërndarë në rrjetet sociale nga Royal Suitor, një llogari e njohur tanimë në Twitter.

Tabloidet në Mbretërinë e Bashkuar i ofruan Simon Rex 70 mijë dollarë apo mbi 60 mijë euro për të pretenduar se ai kishte fjetur me Markle, me të cilin u shfaq në Cuts, ndërveprimet e tyre jashtë ekranit nuk shkuan kurrë më larg se një drekë”, thuhet në versionin e shkurtuar të fragmentit në Twitter.

Shkrimi përfshinte gjithashtu një citim nga Simon, i cili tha: “Isha i thyer. Më duheshin vërtet paratë”. Aktori publikoi të njëjtën në Twitter, duke shkruar: “Kjo është e vërtetë. Dhe unë vendosa letrën falënderuese që ajo më shkroi”.

Simon ndau për herë të parë historinë e ofertës së tij të dyshimtë nga tabloidët në vitin 2020, gjatë një paraqitjeje në ‘podcast’-in Hollywood Raw. Pasi prezantuesi e pyeti drejtpërdrejt në lidhje me Meghan, aktori mohoi se ata kishin pasur ndonjëherë një romancë dashurie.

Epo, unë do ta sqaroj – në të vërtetë nuk jam takuar me të”, tha ai. “Ne u shoqëruam një herë sepse bëmë një shfaqje televizive së bashku dhe asgjë nuk ndodhi. As nuk jemi puthur kurrë”. Meghan tani prej disa vitesh është e martuar me Princin Harry dhe kanë bashkë dy fëmijë./L.K

/Zoom.al

 

Postime të lidhura