zoom

Të gjitha

Trump: Meghan “e tërheq nga hunda” Princ Harry-n

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump vazhdon ti qëndroj deklaratave për Meghan Marcle dhe princ Harry-n. Ai e cilëson princin objekt të bashkëshortes së tij, duke shtuar se ajo mund të bëjë me të cfarë të dojë.

Në një klip nga një intervistë e xhiruar në fillim të këtij muaji me prezantuesin e televizionit britanik Piers Morgan në resortin Mar-a-Lago, Trump tha se nuk kishte qenë kurrë një fans i Meghan Markle duke shtuar se “Harry-n  e  gjorë po e tërheqin  nga hunda”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se si do të vepronte po të ishte në rolin e mbretëreshës Elizabeth, Trump është shprehur se do t’ia hiqte menjëherë titullin mbretëror Harry-t dhe madje parashikoi që marrëdhënia do të përfundonte.

“ Mendoj se duhet të kasha thënë, në rregull kjo është zgjedhja juaj,  por ju nuk keni më tituj dhe sinqerisht nuk do të keni më asnjë detyrë. Ai ka qenë kaq mosrespektues ndaj vendit dhe mendoj se është një turp.”

Trump ka thënë më parë në një intervistë se ai mendon se Harry është një “djalë i mrekullueshëm”, por e ka kritikuar hapur Meghan Markle./L.K

/Zoom.al