zoom

Aktualitet

Ulen temperaturat, moti për sot! Zonat ku do të ketë reshje shiu

Ulen temperaturat, moti për sot! Zonat ku do të ketë reshje shiu

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit, lokalisht shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa eleketrike dhe breshër. Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit, në mbrëmje ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era do te fryje me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15m/s. Valëzim në det do te jete i forcës 2-4 ballë.