Aplikacion
Para se të niseshin drejt Hollandës për Invictus Games, princ Harry bëri një vizitë të shkurtër në Angli për të kaluar kohë me mbretëreshën dhe familjarët e tjerë. Duket se gjatë vizitës, Harry pati edhe një takim sekret me të atin, princin Charles, që zgjati vetëm 15 minuta.
Sipas burimeve pranë mbretërorëve, thonë se takimi mes dyshes ishte i përzemërt, por pak i sikletshëm dhe që nuk kanë folur më që prej atij momenti.
Për më tepër princi Charles s’duket fare i entuziazmuar me intervistën e fundit të Harry-it, ku thotë se: “Thjesht po sigurohem që mbretëresha të jetë e mbrojtur dhe e rrethuar nga njerëzit e duhur pranë saj.” Shtoji kësaj faktin që tha publikisht se me gjyshen e tij foli për gjëra që “ajo nuk i flet dot me njerëz të tjerë”.
Prej më shumë se dy vitesh, që pas largimit të princ Harry-it dhe Meghan Markle nga familja, marrëdhëniet mes mbretërorëve nuk janë më ato të dikurshmet./L.K
/Zoom.al
Pikëpyetje mbi vdekjen e Enrik Mehmetit? Gazetari i kërkoi ndihmë të vëllait: Eja më shpëto