zoom

Lajme

Socialistët mblidhen sot në sheshin “Skënderbej”/ PS hap fushatën elektorale

Socialistët mblidhen sot në sheshin “Skënderbej”/ PS hap fushatën elektorale

Partia Socialiste çel sot fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, me një miting në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Fjala kryesore gjatë mitingut të sotëm do të jetë për kryesocialistin Edi Rama, që do të shpalosë objektivin e PS për garën e 11 majit.

Kryeministri Edi Rama ka theksuar simbolikën e datës, duke e lidhur me 12 yjet e flamurit të Bashkimit Europian, si një shenjë e fokusit të PS-së në integrimin europian të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shkruar: “12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12:00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv “Shqipëria 2030 në BE”.

Ndërkohë, më 11 prill, ditën kur nisi zyrtarisht fushata elektorale, PS organizoi takim me gratë dhe vajzat socialiste, duke theksuar se vota e tyre do të jetë vendimtare më 11 maj.

Fushata e PS-së përqendrohet në vizionin “Shqipëria 2030 në BE”, duke theksuar angazhimin për integrimin europian dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit./ Zoom.al

Postime të lidhura