Aplikacion
Socialistët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë mesditën e kësaj të shtune për hapjen zyrtare të fushatës elektorale.
Në shesh janë vendosur yje, simbolikë e PS këtë fushatë elektorale që tregon aspiratën e saj për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE gjatë mandatit të katërt.
Kryeministri Edi Rama mbërriti i veshur sportiv, ndërsa në nisje, trupa me daulle pushtoi sheshin për të mirëpritur të parin ekipin elektoral të Dibrës.
Përfaqësuesit e Dibrës u futën në valle, mes të cilëve edhe Blendi Klosi.
Të gjithë drejtuesit politikë të PS do të mbajnë fjalën hapëse me radhë, për t’ia lënë më pas fjalimin kryesor kryesocialistit Edi Rama./ Zoom.al