Aplikacion
Pak minuta para hapjes së fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale një video, ku shfaqet duke bërë përgatitjet e fundit para se të niset drejt sheshit “Skënderbej”, ku do të mblidhen socialistët.
Në video duken atletet që do të veshë Rama, të cilat janë të personalizuara me numrin 5 të PS në këtë garë elektorale.
“Filloi maratona”, thotë Rama, ndërkohë që vesh atletet./ Zoom.al




