Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbyllur fjalimin e tij në mitingun e hapjes së fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore me një mesazh të fortë politik ndaj kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi se nëse do të ketë parregullsi në zgjedhje, pasojat do të jenë të rënda për kreun e qeverisë.
“Mos prek votën, se në mënyrë absolute vend mbi tokë nuk do kesh,”- u shpreh ai, duke e cilësuar Ramën si një nga të këqijtë më të mëdhenj në historinë e Shqipërisë.
Berisha bëri thirrje për largimin e Ramës përmes votës më 11 maj, duke theksuar se qeverisja e tij i ka shkaktuar vendit dëmet më të mëdha që nga koha e diktaturës. “Po ikën me turp si e keqja më e madhe pas Enver Hoxhës,” deklaroi Berisha.
Në përmbyllje, Berisha falënderoi qytetarët dhe socialistët që, sipas tij, i janë bashkuar kësaj lëvizjeje për ndryshim, duke premtuar një Shqipëri të qetë dhe me më shumë besim për të ardhmen./ Zoom.al