Aplikacion
Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 17 vite burg nga Gjykata e Selanikut, pasi u shpall fajtor për përdhunim, dhunë fizike dhe kërcënime ndaj bashkëshortes së tij, ngjarje që ndodhën para fëmijëve të mitur.
Sipas mediave greke, gruaja 30-vjeçare denoncoi abuzimin në mars të vitit të kaluar. Fillimisht autori u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, por gjatë gjykimit mohoi përdhunimin, duke pranuar vetëm se kishte goditur me shuplakë bashkëshorten.
Gjykata vendosi që dënimi do të ekzekutohet menjëherë, edhe në rast apelimi, duke siguruar drejtësi për viktimën dhe mbrojtjen e fëmijëve të tyre./ Zoom.al