zoom

Aktualitet

EMRI/ Kapet shqiptari i arratisur në Greqi

EMRI/ Kapet shqiptari i arratisur në Greqi

Pas gati një muaji në arrati, policia greke ka vënë në pranga 27-vjeçarin shqiptar Ylli Shkalla, i cili ishte arratisur më 18 shtator nga burgu i Kasandrës në Halkidiki.

Arrestimi i tij u bë në një parking përgjatë autostradës PATHE, në drejtim të Selanikut, ku efektivët e policisë e gjetën brenda një automjeti të vjedhur.

Sipas mediave greke, gjatë kontrollit, oficerët zbuluan një pistoletë imitim dhe një telefon celular, të cilat u sekuestruan menjëherë.

Hetimet treguan se makina që përdorte Shkalla ishte vjedhur më 12 tetor, ndërsa pronari kishte bërë kallëzim në polici një ditë më pas. Automjeti tashmë i është kthyer pronarit ligjor, ndërsa hetimet për mënyrën e vjedhjes po vijojnë.

Ylli Shkalla ishte dënuar në Greqi me 7 vite e 6 muaj burg për lehtësim të kalimit të emigrantëve, ndërsa më parë ishte arrestuar në Tiranë në vitin 2017 për nëntë raste vjedhjesh në bashkëpunim./ Zoom.al

Postime të lidhura