Aplikacion
Policia greke ka vënë në pranga tre shtetas shqiptarë gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën e Katerinit, në afërsi të Selanikut.
Të arrestuarit akuzohen për posedim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike.
Sipas mediave greke, gjatë kontrollit në ambientet që ata përdornin si bazë, forcat e rendit gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 112 gramësh marijuanë, një pako me 2.4 gramë kokainë, dy peshore precize, një armë zjarri pistoletë 9 mm, shtatë fishekë, si dhe shuma monetare prej 1,655 eurosh dhe 225 lekësh shqiptarë.
Po ashtu, u sekuestruan shtatë telefona celularë, që dyshohet se përdoreshin për komunikime gjatë aktivitetit të tyre kriminal.
Në oborrin e një banese që të rinjtë përdornin si vendstrehim, policia gjeti një bimë marijuane dy metra të lartë, e cila u shkul dhe u konfiskua. Ndërkohë, në një depo të afërt u zbuluan ekstrakte bimore të thata me peshë totale 1 kilogram e 158 gramë, të përgatitura për shitje.

Hetimet e para tregojnë se tre shqiptarët kishin ngritur një rrjet të vogël shpërndarjeje droge në Selanik, ndërsa njëri prej tyre dyshohet të ketë qenë person me precedentë penalë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit