Aplikacion
Autoritetet greke kanë goditur një tjetër rast të trafikut ndërkufitar të drogës, duke sekuestruar 193 kilogramë marijuanë të dyshuar se janë transportuar nga Shqipëria drejt Greqisë.
Operacioni është kryer në një zonë pyjore pranë Konicës, ku policia ndaloi një automjet me targa të huaja.
Drejtuesi i automjetit u përpoq t’i shmangej kontrollit, por humbi kontrollin dhe braktisi mjetin, duke u arratisur në këmbë përmes terrenit malor. Brenda mjetit u gjetën 125 pako me marijuanë, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin.
Vijojnë hetimet për identifikimin e shoferit dhe rrjetit të trafikantëve.
Policia greke thekson se vetëm dy muajt e fundit janë kapur rreth 435 kilogramë marijuanë që dyshohet se kanë origjinë shqiptare./ Zoom.al

