zoom

Aktualitet

EMRI/ Zhduket pa gjurmë shqiptari në Greqi

EMRI/ Zhduket pa gjurmë shqiptari në Greqi

Autoritetet greke janë vënë në kërkim të Ili Zorbajt, një shtetas shqiptar 49-vjeçar që është raportuar i zhdukur prej katër ditësh.

Sipas mediave greke, Zorbaj jetonte në zonën Rizomylos të Akaias, nga ku është larguar pa lënë gjurmë. Familjarët e tij në Greqi dhe Shqipëri kanë ngritur alarmin, duke deklaruar se mund të jetë në rrezik për jetën.

Të afërmit e përshkruajnë 49-vjeçarin si një burrë të gjatë rreth 1.75 metra, me trup të dobët, i cili në momentin e fundit që është parë mbante një xhaketë të zezë, xhinse dhe këpucë të bardha.

Policia greke po zhvillon kërkime intensive në zonën e Akaias dhe në qytetet përreth, ndërsa ka bërë thirrje për bashkëpunimin e qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij./ Zoom.al

Postime të lidhura