Aplikacion
Një 26-vjeçar është zhdukur në rrethana të paqarta në Tropojë, ndërsa ndodhej në mal me nënën e tij për të mbledhur gështenja.
Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur të hënën në zonën e Kamenicës, afër Bajram Currit.
26-vjeçari me inicialet F. T. është larguar për pak kohë nga nëna e tij dhe më pas nuk është kthyer më.
Pasi pritën pa rezultat, familjarët njoftuan Policinë e Tropojës, e cila regjistroi denoncimin sot.
Forcat e policisë, së bashku me grupet e kërkim-shpëtimit, banorë të zonës dhe autoritetet e Kosovës, kanë nisur një operacion të gjerë për gjetjen e të riut.
Kërkimet po zhvillohen në terrenin e vështirë malor, ndërsa po përdoren edhe dronë për të monitoruar zonën nga ajri.
Deri më tani, nuk është gjetur asnjë gjurmë që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit