zoom

Aktualitet

EMRI/ Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari, vrau gruan në Greqi

EMRI/ Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari, vrau gruan në Greqi

Eduard Danaj, një shtetas shqiptar 50-vjeçar, është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata greke për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2024 në Athinë.

Sipas mediave greke, përveç dënimit me burg, Danaj është gjobitur edhe me 5 mijë euro për mbajtje dhe përdorim të armës pa leje.

Në vendimin e tij, gjykatësi e cilësoi të pandehurin si “njeri të dhunshëm dhe pa ndjenja pendese”. Sipas tij, akti ishte i paramenduar, dhe pas krimit, Danaj tregoi sjellje të ftohtë, madje u shpreh para policisë: “Ia bëra mirë asaj.”

Ngjarja ndodhi më 16 maj 2024, kur 50-vjeçari e goditi gruan 14 herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit, ai tentoi të largohej, por u arrestua nga policia.

Në gjyq dëshmoi edhe vajza e çiftit, 22 vjeçe, e cila deklaroi se i ati kishte qenë gjithmonë i dhunshëm ndaj nënës së saj dhe se nuk kishte treguar kurrë pendesë për atë që bëri.

“Na rrihte që kur ishim të vegjël. Mamaja ime e duronte për vite me radhë. Pas ndarjes, ai nuk e pranoi divorcin dhe e kërcënonte shpesh se do ta vriste”, tha ajo në sallën e gjyqit./ Zoom.al

Postime të lidhura