Aplikacion
Policia greke ka zbardhur emrat e shqiptarëve të përfshirë në një grup vrasësish me pagesë, të akuzuar për tentativën e vrasjes së mafiozit Jani Lala më 16 maj 2025 në Greqi.
Tre shqiptarë janë arrestuar dhe një tjetër shpallur në kërkim, ndërsa bashkë me ta janë arrestuar edhe tre shtetas grekë.
Në mesin e të arrestuarve janë Dhimitër Meci, 45 vjeç nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Andrea Brokeri, 32 vjeç nga Himara dhe Fatjon Prendi, 39 vjeç nga Lezha.
Një shqiptar i katërt, Vasil Theohari, 31 vjeç nga Krongji i Finiqit, është shpallur në kërkim. Ata akuzohen për përdorim të armëve zjarri, përpjekje vrasjeje dhe planifikim kriminal, duke ndjekur viktimën me kamera të fshehta për të monitoruar lëvizjet e saj.
Dhimitër Meci rezulton i përfshirë më parë në vrasje me pagesë, grabitje dhe krime të tjera në Greqi, ndërsa Fatjon Prendi njihet për pjesëmarrje në ngjarje kriminale të dhunshme dhe trafik droge. Të dy janë arrestuar më parë dhe kanë vuajtur dënime të ndryshme në burgjet greke.
Personi që qëlloi është një 45-vjeçar shqiptar i njohur si Dimos, ndërsa autoritetet gjetën gati 50 fishekë kallashnikovi.
Policia greke vijon hetimet për të zbuluar detaje të tjera mbi aktivitetin e grupit dhe për të siguruar arrestimin e personit të shpallur në kërkim.
Jani Lila u vra një muaj më parë po në Greqi, në një tjetër atentat që rezultoi fatal këtë herë./ Zoom.al
Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta