zoom

Aktualitet

Përleshje fatale në burg/ Greku vret shqiptarin

Përleshje fatale në burg/ Greku vret shqiptarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos në Greqi, ku një i burgosur shqiptar ka humbur jetën pas një konflikti me një të dënuar grek.

Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet policore greke, dy të burgosurit janë përfshirë fillimisht në një debat të çastit, i cili më pas është shndërruar në përplasje fizike. Shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta dhe janë objekt hetimi.

Gjatë përleshjes, i dënuari grek dyshohet se ka përdorur një mjet prerës, me të cilin ka goditur disa herë shqiptarin, duke i shkaktuar plagë fatale. Viktima ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autori ka pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Burime zyrtare bëjnë me dije se si autori ashtu edhe viktima ndodheshin në burg për vepra të rënda penale, konkretisht për vrasje. Menjëherë pas ngjarjes, i dyshuari është vënë nën pranga, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sakta të incidentit.

Ngjarja ka ngritur sërish shqetësime mbi sigurinë brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit në Greqi.

Postime të lidhura