zoom

Aktualitet

Vrasësi i Jani Aliajt, një grek që ka ekzekutuar edhe shqiptarin Artur Bashimi nga Gjirokastra

Vrasësi i Jani Aliajt, një grek që ka ekzekutuar edhe shqiptarin Artur Bashimi nga Gjirokastra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në burgun e Koridhalos në Greqi, ku shqiptari 49-vjeçar Jani Aliaj u godit për vdekje me thikë nga një i burgosur grek.

Autoritetet greke po hetojnë ngjarjen dhe nuk përjashtojnë mundësinë që ekzekutimi të ketë qenë i porositur nga jashtë burgut.

Sipas policisë greke, autori i sulmit është një 28-vjeçar nga Greqia, i njohur si vrasës me pagesë. Ai është i njëjti person që dyshohet se ka ekzekutuar më parë më 18 gusht 2025 Artur Bashimin, një 47-vjeçar nga Gjirokastra.

Ngjarja atëherë ndodhi në Agio Pantaleimona në Greqi, ku Bashimi u ekzekutua me armë zjarri nga greku. Bashimi, një ish-i dënuar për vjedhje, dyshohet të jetë vrarë si shenjë hakmarrje për vëllanë e tij, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Vrasja e tij, sipas Sky.gr, ishte një mesazh për vëllain e viktimës, i cili jeton në Larisa dhe është i përfshirë në ngjarje kriminale.

Ai njihej edhe si Artur Bashimi Turabi, i njohur për autoritetet greke dhe me precedentë penalë të mëparshëm.

Sipas mediave greke, Turabi u gjet i shtrirë në tokë me plagë në kokë të shkaktuara nga armë zjarri.

Ai ishte arrestuar më parë në vitin 2022 për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që kryente vjedhje ndaj pasagjerëve të transportit publik në Greqi./ Zoom.al

Postime të lidhura