Aplikacion
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku u vra 47-vjeçari shqiptar Artur Bashimi alias Turabi, i njohur më herët për autoritetet greke.
Sipas mediave, momenti i ekzekutimit është fiksuar nga kamerat e sigurisë së zonës.
Autori është ende i paidentifikuar nga autoritetet.
Gjithçka di grupi hetimor deri tani është se bëhet fjalë për një autor të vetëm, që e ka ndjekur shqiptarin.
Në momentin e krimit, autori është i veshur me rroba të errëta, kaskë, xhup motoçiklete dhe doreza.
Ai u afrua me kujdes te Bashimi dhe e qëlloi me armë zjarri në gjoks.
Autori tentoi të qëllonte sërish, por arma u bllokua. Në vendngjarje, policia gjeti një gëzhojë dhe një fishek të paqëlluar.
Artur Bashimi alias Turabi rezulton i arrestuar në shkurt 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Ai është arrestuar sërish më pas në prill 2024, po si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi./ Zoom.al