zoom

Aktualitet

Vrasja e 47-vjeçarit shqiptar në Greqi, arresohen dy 27-vjeçarë! Porosia, mesazh për të vëllain, u dha nga kreu i mafies shqiptare

Vrasja e 47-vjeçarit shqiptar në Greqi, arresohen dy 27-vjeçarë! Porosia, mesazh për të vëllain, u dha nga kreu i mafies shqiptare

Policia ka arrestuar dy 27-vjeçarë grekë për vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar Artur Bashimi alias Turabi më 18 gusht në Agios Panteleimonas.

Urdhri për ekzekutimin raportohet se u dha nga brenda burgut nga kreu i mafias shqiptare.

Vrasja e tij, sipas Sky.gr, ishte një mesazh për vëllain e viktimës, i cili jeton në Larisa dhe është i përfshirë në ngjarje kriminale.

Viktima është 47-vjeçari Artur Bashimi alias Turabi, i njohur për autoritetet greke dhe me precedentë penalë të mëparshëm.

Sipas mediave greke, Turabi u gjet i shtrirë në tokë me plagë në kokë të shkaktuara nga armë zjarri.

Ai ishte arrestuar më parë në vitin 2022 për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që kryente vjedhje ndaj pasagjerëve të transportit publik në Greqi

Postime të lidhura