Aplikacion
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar me detaje momentin e ekzekutimit të 47 vjeçarit Artur Bashimi alias Turabi, i cili u vra në rrugën Michael Voda, në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës.
Sipas burimeve mediatike greke, autori është një burrë me gjatësi mesatare, i veshur me rroba të errëta dhe me helmetë në kokë. Ai mbërriti në vendngjarje me një motor, të cilin e parkoi për të pritur viktimën në këmbë.
Në momentin që shënjestra mbërriti, autori iu afrua dhe qëlloi me armë zjarri, duke e goditur një herë në gjoks. Më pas, tentoi të qëllonte për herë të dytë, por arma u bllokua. Në pamjet e sekuestruara nga policia, autorit i bie një fishek bie në tokë – provë që më pas u sekuestrua nga policia së bashku me gëzhojën.
Pas ngjarjes, autori u largua menjëherë me motorin që kishte përdorur për të ardhur në zonë. Autoritetet greke po hetojnë pistat e mundshme, përfshirë ato të hasmërive apo përfshirjes në aktivitet kriminal./ZOOM.AL