zoom

Aktualitet

Greqi/ Shqiptari tenton të rrëmbejë një vajzë 4-vjeçare, dhunon policët

Greqi/ Shqiptari tenton të rrëmbejë një vajzë 4-vjeçare, dhunon policët

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pranë plazhit të Kakovatos, në Zacharo të Greqisë, ku një shtetas shqiptar 48-vjeçar u arrestua pas një tentative për rrëmbimin e një vajze 4-vjeçare.

Sipas raportimeve të mediave lokale, ngjarja ndodhi kur nëna e vajzës, e shoqëruar nga motra dhe gjyshja, po shëtiste me fëmijët.

Autori e sulmoi në mënyrë të papritur nënën, duke u përpjekur t’i rrëmbente vajzën nga duart. Falë rezistencës së nënës dhe ndërhyrjes së të afërmve dhe kalimtarëve, tentativa dështoi.

48-vjeçari u largua dhe u fsheh në një pyll aty pranë, por u lokalizua nga policia. Gjatë arrestimit ai shfaqi rezistencë, duke ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë, por u neutralizua dhe u dërgua në Prokurorinë e Gjykatës së Rrethit Ilia.

Ndaj tij është ngritur padi për tentativë rrëmbimi të një të mituri, shkaktim lëndimesh trupore, si dhe dhunë ndaj zyrtarëve publikë.

Po ashtu, është konstatuar se ai ndodhej në territorin grek në mënyrë të paligjshme. Hetimet për ngjarjen vijojnë./ Zoom.al

Postime të lidhura