Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë, ku një punonjës i shërbimit të pastrimit të qytetit është dhunuar barbarisht nga tre persona, pas një përplasjeje në trafik.
Ngjarja ka ndodhur teksa i dhunuari ndodhej në mjetin që pastron koshat e plehrave, ndërsa autorët e sulmit ndodheshin në një automjet pas tij.
Sipas raportimeve të mediave greke dhe dëshmisë së viktimës, tre të rinjtë tentuan të parakalojnë mjetin e pastrimit, por për shkak të rrugës së ngushtë, nuk ia dolën. Në atë moment, ata zbritën nga makina dhe filluan ta dhunonin punonjësin me grushte.
Policia greke ka njoftuar se një prej autorëve është identifikuar, bëhet fjalë për një 34-vjeçar me kombësi shqiptare dhe me precedentë penalë të mëparshëm në Greqi. Ai është shpallur në kërkim./ Zoom.al
Për të parë videon kliko KËTU

