zoom

Aktualitet

“Më kanë qëlluar”/ Ekzekutohet shqiptari në Greqi

“Më kanë qëlluar”/ Ekzekutohet shqiptari në Greqi

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Artemidës në Greqi, ku një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri.

Mediat vendase raportojnë se viktima kishte arritur të kontaktonte bashkëshorten pak orë para ngjarjes, duke i treguar se ishte qëlluar nga një person që ai e njihte.

Gruaja e tij, e alarmuar, përdori aplikacionin “Find my iPhone” për të gjurmuar vendndodhjen e pajisjes së bashkëshortit. Ajo shkoi menjëherë në vendin e sinjalizuar së bashku me forcat e njësisë DIAS të policisë greke.

Në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas u gjet celulari i tij i përgjakur, ndërsa trupi i pajetë i shqiptarit u zbulua pak më vonë jo larg prej aty. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe autorët e mundshëm të vrasjes./ Zoom.al

Postime të lidhura