zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është shqiptari i vrarë me armë në Greqi. I përfshirë në trafik droge

EMRI/ Kush është shqiptari i vrarë me armë në Greqi. I përfshirë në trafik droge

Identifikohet shqiptari i vrarë me armë zjarri këtë të enjte në Greqi.

Sipas mediave greke, viktimë mbeti Altin Arapaj, 41 vjeç. Ai u qëllua në fytyrë ndërsa ndodhej në një vresht, ku edhe u gjet pa shenja jete.

Mediat raportojnë se Arapaj kishte mundur të kontaktonte bashkëshorten e tij menjëherë pas plagosjes, duke i treguar se ishte qëlluar nga një mik. Policia po verifikon këto të dhëna, pasi ato mund të jenë kyçe për identifikimin e autorit.

Altin Arapaj rezulton person me të kaluar kriminale në Greqi dhe ka qenë i përfshirë në çështje të lidhura me trafikun e drogës.

Forcat policore kanë rrethuar zonën e krimit dhe po zhvillojnë hetime intensive për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e dyshuar./ Zoom.al

Postime të lidhura