zoom

Aktualitet

DETAJE/ Vrasësi i shqiptarit në Greqi kërcënoi edhe policin: Je me fat që nuk kam armën…

DETAJE/ Vrasësi i shqiptarit në Greqi kërcënoi edhe policin: Je me fat që nuk kam armën…

Mikel Selimaj, 46-vjeçari që vrau shqiptarin Altin Arapaj, pak minuta pas ngjarjes së rëndë ka kërcënuar edhe policin që erdhi në vendngjarje.

Nën ndikimin e kokainës, Selimaj iu drejtua policit: “Je me fat që nuk e kam armën me vete sepse e hodha, ndryshe ta tregoja unë.”

Selimaj vrau 41-vjeçarin Altin Arapaj në një vresht në Greqi, pasi u takuan së bashku me dy persona të tjerë.

Pasi u qëllua, Arapaj i telefonoi gruas së tij për ndihmë duke i treguar vendndodhjen me GPS.

Gruaja njoftoi policinë, e cila gjeti telefonin e viktimës me gjurmë gjaku dhe më pas trupin e tij të pajetë në një vresht, ku viktima kishte tentuar të shpëtonte.

Selimaj ishte i njohur për përfshirje në gjobvënie dhe trafik droge dhe konsiderohej shumë i rrezikshëm.

Gruaja e Arapajt ka zbuluar se shkak i vrasjes është bërë konflikti mes të dyve për një shtëpi luksoze.

“Ajo që ndodhi nuk ishte për të larë hesapet siç u dëgjua, por për pasuri. Ka një shtëpi në Artemida që ndodhet buzë detit dhe kostoja e saj është 2 milionë euro. Na kanë paditur për këtë shtëpi dhe në fund e morën. Për këtë shtëpi që nuk është e jona, për Airbnb ma dhanë mua për të punuar”, tha gruaja e viktimës./ Zoom.al

Postime të lidhura