Aplikacion
Autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaj në Rafinë të Greqisë është arrestuar.
Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë 49-vjeçarin nga Shqipëria, Mikel Selimaj, i cili u gjet në një shtëpi në Glyka Nera.
Policia kontrolloi dhe gjeti makinën në të cilën ndodhi krimi, brenda së cilës u gjet gjak dhe një gëzhojë.
Ndërkohë viktima u gjet i vdekur dje pasdite pranë një vreshti në Rafinë. Ishte gruaja e viktimës e cila kontaktoi autoritetet dhe u tha se 41-vjeçari kishte telefonuar duke i treguar se kush ishte vrasësi.
Ai i tregoi një person specifik që e kishte qëlluar në fytyrë, duke i kërkuar asaj të përpiqej ta gjente.
Autori i krimit, viktima dhe dy persona të tjerë u takuan të martën e kaluar në mbrëmje në Artemidë. Më pas ata hipën në një makinë të drejtuar nga personi i përmendur nga viktima si autor dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë.
Më pas autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë, konkretisht në faqe. 41-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, arriti të telefononte gruan e tij dhe t’i thoshte se ishte qëlluar me armë zjarri, dhe më pas ndërroi jetë.
Autori i krimit u arratis me makinë. Duhet theksuar se autori dhe viktima kanë qenë nën hetim për drogë.