zoom

Aktualitet

E qëlloi me plumb në fytyrë/ Kush e vrau shqiptarin në Greqi? (EMRI)

E qëlloi me plumb në fytyrë/ Kush e vrau shqiptarin në Greqi? (EMRI)

Policia greke ka identifikuar autorin e akuzuar për vrasjen e Altin Arapajt, 41 vjeç, i cili u ekzekutua sot në zonën bregdetare të Rafinës, në Athinë.

Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për Mikel Selimajn, 46 vjeç, me origjinë nga Vlora dhe me precedentë penalë për veprimtari të lidhura me drogën.

Burime bëjnë me dije se vetë viktima, pak çaste pasi ishte plagosur, ka arritur të telefonojë bashkëshorten e tij dhe t’i tregojë emrin e personit që e qëlloi, Mikel Selimaj.

Trupi i Arapajt, i cili gjithashtu ishte me origjinë nga Vlora dhe i njohur për përfshirje në aktivitete të paligjshme në Greqi, u gjet në një vresht në Rafina, me një plumb në fytyrë.

Forcat e policisë greke kanë nisur një operacion të zgjeruar për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ Zoom.al

Postime të lidhura