Aplikacion
40-vjeçar shqiptar, Pandeli Nakoleci ka pranuar para grupit hetimor se ka vrarë gruan e tij, Marjola Nakolecin.
Ngjarja ndodhi javën e kaluar në Greqi, ku 36-vjeçarja u vra me thikë në prani të dy fëmijëve të mitur.
Autori ka deklaruar para autoriteteve se gruaja ishte shtatzënë, por sipas tij fëmija nuk ishte i tiji. Ai pretendon se viktima ia kishte pranuar vetë një lidhje jashtëmartesore, çka e shtyu në aktin fatal.
“E doja në mënyrë patologjike, nuk doja ta vrisja, vetëm ta trembja. Por kur më tha se fëmija nuk ishte i imi, mu errën sytë”, ka thënë 40-vjeçari, sipas mediave greke.
Ngjarja ndodhi në shtëpinë e çiftit, ku ishin të pranishëm edhe fëmijët. Vajza e tyre ka rrëfyer mes lotësh se e pa të ëmën teksa kërkonte ndihmë, ndërsa babai e sulmoi me thikë. 40-vjeçari u vu në pranga disa orë pas ngjarjes./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit