zoom

Të gjitha

“S’dua të vdes”! Publikohet audioja, momenti kur Fedez mësoi se kishte kancer

Teksa kanë kaluar thuajse tre muaj nga operacioni i vështirë dhe i suksesshëm i Fedez për heqjen e kancerit në pankreas.

Së fundmi ai ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e tij në “Instagram” disa nga mendimet e tij të para dhe audion e seancës nga psikologu i bërë në të njëjtën ditë kur zbuloi diagnozën.

“Nuk dua të vdes, nuk dua të vdes, kam frikë se fëmijët e mi nuk do të më kujtojnë as mua”, janë fjalët që dëgjohen të thotë ai mes të qarash.

Mirëmëngjes. Nuk e di pse sot vendosa të dëgjoj seancën e bërë nga psikologu ditën kur zbulova se kisha kancer në pankreas“- shkroi Fedez në një status në Instagram, teksa vazhdoi: “Po qaj, qaj me dhimbje dhe gëzim. Vetëm një mendim më shkatërronte më shumë se frika e vdekjes: të mos më kujtonin fëmijët e mi. Epo, sot pyes veten nëse e gjithë kjo më mësoi vërtet. Sepse qenia njerëzore priret të harrojë. Dhe unë nuk dua. Nuk dua të harroj se gjërat e rëndësishme nuk janë thjesht gjëra. Mbaje atë dritare gjithmonë të hapur. Në zemrën tënde”, shkruan këngëtari i njohur italian.

Ky i fundit shprehet i vetëdijshëm se bërja e këtyre momenteve publike pa dhimbje mund të shoqërohet me disa kritika, por shton se këtë postim nuk e ka bërë për tu viktimizuar në media por për të frymëzuar njerëzit të cilët mund të jenë në të njëjtën situatë si ai para disa muajsh. Massimo Di Giannantonio, president i Shoqatës Italiane të Psikiatrisë, e përcakton atë që Fedez bëri si “një akt guximi”.

“Merrini këto thënie të miat si t’ju duket e arsyeshme: dëshira për të ndarë, deluzione të protagonizmit ose narcisizmi si qëllim në vetvete. Nuk më intereson shumë. Unë dua këdo që po përballet me këtë betejë si unë. Në një situatë të ngjashme të dish që është normale të përjetosh disa ndjesi. Nuk je vetëm.”/L.K

/Zoom.al