zoom

Të gjitha

Fedez del me sukses nga operacioni

Pasi operacioni i këngëtarit Fedez  kaloi me sukses  artisti ka dalë nga spitali San Raffaele në Milano, ku u operua për shkak me një lloj të rrallë tumori në pankreas.

Pasi  përfundimit të kësaj experience të frikshme artisti postoi dy foto në Instagram me stafin mjekësor që u kujdes për të dhe nuk harroi të thonte dhe dy fjalë për ta .

“Faleminderit juve që më keni shpëtuar jetën, që më keni shoqëruar dhe jeni kujdesur për këto ditë që nuk kanë qenë të lehta, por që nga ana tjetër ka bërë që të kem një  prespektivë të re për tu përballur me jetën. Faleminderit Prof.Falconi dhe gjithë stafit të tij të jashtëzakonshëm. Faleminderit të gjithë infermierëve në repart. Dhe falënderoj ju për humanizmin dhe mbështetjen e madhe që më keni dhënë. Dashuria është ilaçi më i fuqishëm. Kthehem në shtëpi, kthehem  për të jetuar.”

Më herët gjatë operacionit në pankreas, Fedez shpjegoi se i është hequr një pjesë e organit.Më herët  reperi ka publikuar edhe një foto në rrjetet sociale  ku shfaqej plaga pas operacionit i cili zgjati plot 6 orë./L.K

/Zoom.al