zoom

Të gjitha

Fedez diagonstikohet më një sëmundje jo të rrezikshme

I përlotur, reperi italian Fedez rrëfeu për herë të parë për ndjekësit në Instagram se është diagnostikuar me një sëmundje por jo dhe aq të parrezikshme për shëndetin.

Fedez thotë se gjendja është zbuluar në faza të hershme. Ai shtoi se ka lexuar histori të njerëzve të tjerë të cilat i kanë dhënë forcë.

Reperi u shpreh se nuk është gati të zbulojë detaje, por me siguri do ta bëjë në të ardhmen sepse në “albumin me kujtime” që ka krijuar me ndjekësit, dëshiron të përcjellë edhe forcën e tij.

“Jam gati të ballafaqohem, le të themi, me këtë aventurë të re që më prezantoi jeta,” thotë ai.

Bashkëshortja e Fedez, sipërmarrësja Chiara Ferragni, shkroi në Instagram: “Dashuria e jetës sime, Fedez, ka nevojë për mbështetje  këto ditë. Ne të duam më shumë se kurrë zemra ime dhe do të jesh mirë së shpejti, gjithmonë i rrethuar nga dashuria e të gjithë familjes, miqve dhe njerëzve që të duan shumë.”

Chiara dhe Fedez janë prindër të dy fëmijëve, djalit Leone dhe vajzës Vittoria./L.K

/Zoom.al

 

Postime të lidhura