zoom

Të gjitha

“Kisha 200 milionë euro, tani nuk më intereson më”/ Fedez: Kupton që nuk është ky qëllimi

Para pak javësh, këngëtari i njohur italian iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor neuroendokrin në pankreas dhe që fatmirësisht doli me sukses. Operacioni zgjati rreth 6 orë dhe Fedez është shprehur se ka pasur “shumë frikë”.

E gjithë kjo eksperiencë aspak e mirë për Fedez mesa duket i ka ndikuar tek raporti që ai ka tani e tutje me paratë. Së fundmi, ai ka shprehur se:

“Para se të kisha kancer, kisha një objektiv parash, ishte 200 milionë euro. Tani nuk më intereson më, është një objektiv që nuk ka më kuptim dhe a e dini pse? Sepse supozoni se arrin në 200, atëherë dëshironi gjithmonë më shumë, pastaj është 300, pastaj 400. Pastaj arrin miliardë dhe në çdo rast kupton që nuk është ky qëllimi final. Sëmundja ka ndryshuar marrëdhënien time me paranë”.

Pranë tij gjatë gjithë kësaj kohe të vështirë ka qëndruar edhe bashkëshortja Chiara Ferragni, blogerja e njohur italiane e cila ka ndarë shpesh momente nga kjo eksperiencë e vështirë për ta. Para disa ditësh Chiara reagoi duke postuar një seri fotosh ku ishte së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo u shpreh se si e përjetoi të gjithë këtë përvojë dhe se sa e frikësuar është ndjerë./L.K

/Zoom.al