zoom

Lajme

Rikthime dhe përjashtime/ Kush janë kandidatët më të votuar deri tani në Tiranë dhe ata që ngelen jashtë

Rikthime dhe përjashtime/ Kush janë kandidatët më të votuar deri tani në Tiranë dhe ata që ngelen jashtë

Në Tiranë vijon procesi i numërimit të votave preferenciale të kandidatëve, ku deri tani janë numëruar 311 nga 1282 kuti votimi, sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Partia Socialiste, 19 mandate. Surpriza në renditje

Partia Socialiste ka siguruar deri tani 19 mandate, nga të cilat 12 i takojnë listës së mbyllur dhe 7 kandidatëve më të votuar nga lista e hapur.

Në krye të votave preferenciale është Blendi Gonxhja, i ndjekur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxhaj, dhe ish-ministri Fatmir Xhafaj. Në mesin e shtatë më të votuarve ndodhen gjithashtu Erion Braçe, Antonela Dedej dhe Anila Denaj.

Emra të njohur jashtë listës fituese: Deri tani mbeten jashtë Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.

Partia Demokratike, 13 mandate. Gara e ngushtë mes Alimehmetit dhe Tabakut

PD ka siguruar 13 mandate në kryeqytet, ku vetëm një prej tyre vjen nga lista e hapur. Kandidati më i votuar aktualisht është Ilir Alimehmeti, i cili ka një epërsi prej rreth 70 votash ndaj Jorida Tabakut, duke e lënë këtë të fundit jashtë Kuvendit në këtë fazë të numërimit.

Të tjerë që mbeten jashtë për momentin:

Ilir Meta (FRD), Shpëtim Idrizi (PDIU), Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani nuk kanë arritur të sigurojnë mjaftueshëm vota për të hyrë në Kuvend, sipas të dhënave paraprake.

Partitë e vogla, hyrje të reja në Kuvend

Mundësia: Do të përfaqësohet nga Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

Nisma “Shqipëria Bëhet”: Do të ketë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka lënë pas Endri Shabanin në vota preferenciale.

Lëvizja BASHKË: Jashtë mbetet Arlind Qori, ndërsa i pari në listë dhe me më shumë vota është Redi Muçi.

PSD: Do të përfaqësohet nga Albana Pëllumbi, e para në listën e mbyllur./ Zoom.al

Postime të lidhura