zoom

Lajme

Lapaj ia del të futet në Parlament, paralajmëron politikanët e tjerë: Do ju bëj të mallkoni veten!

Lapaj ia del të futet në Parlament, paralajmëron politikanët e tjerë: Do ju bëj të mallkoni veten!

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, ndonëse u rendit si forca e tretë më e votuar në rang kombëtar, ka siguruar deri më tani vetëm një mandat deputeti. Votat e Diasporës janë ende në proces numërimi, por panorama e deritanishme duket e pandryshueshme.

Lideri i këtij koalicioni, Adriatik Lapaj, ka reaguar për herë të parë pas mbylljes së numërimit në vend.

Në një mesazh të fortë, ai e cilëson mandatin e tij si “më të votuarin në historinë e tranzicionit shqiptar”, ndërsa sulmon hapur sistemin zgjedhor aktual.

“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar. Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten”, shkruan Lapaj në rrjetet sociale./ Zoom.al

Postime të lidhura