Aplikacion
Ndërsa kryeministri Edi Rama po përgatitet të mbajë fjalimin e fitores pas përfundimit të numërimit të votave në sheshin “Skënderbej”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur një takim urgjent me drejtuesit e qarqeve në selinë blu.
Takimi pritet të zhvillohet sot në orën 20:30, por ende nuk dihet se cili do të jetë hapi i radhës i opozitës.
Në një konferencë për shtyp, Berisha ka përsëritur akuzat për manipulim të zgjedhjeve, duke deklaruar se rezultati është “grabitje elektorale”.
I pyetur për mesazhin që u jep demokratëve pas një tjetër humbjeje dhe katër viteve të tjera në opozitë, Berisha u shpreh shkurt: “Zgjedhjet janë grabitur.”/ Zoom.al