Aplikacion
Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi lënien e Ilir Metës jashtë Parlamentit, pas zgjedhjeve të 11 majit.
Meta kandidoi në listë të hapur, ndërsa PD deri tani në qarkun e Tiranës ka siguruar vetëm 13 mandate.
Në konferencën me gazetarët, Berisha fajësoi për këtë Edi Ramën, të cilin e akuzoi se po e mban në burg Metën që prej tetorit për qëllime politike.
Berisha e konsideroi këtë një akt të pashembullt politik dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje të rëndë ndaj lirisë së votës.
Sipas Berishës, mënyra se si po trajtohet Meta përfaqëson një nga sulmet më të ashpra që i është bërë ndonjëherë një individi në politikën shqiptare. Ai shtoi se qëllimi i vetëm i mbajtjes së Metës në burg është përfitimi politik.
“Ilir Metës i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë, Edi Rama. Ta mbash në burg për të fituar është terror politik”, tha Sali Berisha./ Zoom.al