zoom

Lajme

Kush janë 4 kandidatët në Elbasan që nuk marrin dot mandat

Kush janë 4 kandidatët në Elbasan që nuk marrin dot mandat

Në qarkun e Elbasanit, Partia Socialiste do të dërgojë në Kuvend 10 deputetë, nga të cilët pesë vijnë nga lista e hapur, përveç pesë të listës së mbyllur. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, janë numëruar 393 nga 508 kuti votimi të votave preferenciale.

Sara Mile rezulton më e votuara deri më tani në listën e hapur, duke siguruar një vend të sigurt në Kuvend. Në listën fituese përfshihen gjithashtu Sajmir Hasalla dhe Olsi Komici.

Ndërkohë, jashtë mbeten emra si Shkëlqim Bullari, Luan Duzha, Desantila Tahiraj dhe Florenc Spaho, të cilët nuk kanë marrë mjaftueshëm vota për të kaluar në listën përfundimtare të deputetëve.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike në Elbasan do të përfaqësohet me katër deputetë nga lista e mbyllur, një më pak nga sa ishte parashikuar fillimisht.

Lista e PD
Tomor Alizoti (listë e mbyllur)
Edmond Haxhinasto (listë e mbyllur)
Klodiana Çapja (listë e mbyllur)
Blendi Himçi (listë e mbyllur)

Lista e PS
Arbjan Mazniku (listë e mbyllur)
Bora Muzhaqi (listë e mbyllur)
Ermal Elezi (listë e mbyllur)
Adi Qose (listë e mbyllur)
Evis Kushi (listë e mbyllur)
Sara Mila 13637 vota
Saimir Hasalla 7538 vota
Olsi Komici 8093 vota
Aulona Bylykbashi 5483 vota
Agron Gaxho 4398 vota/ Zoom.al

Postime të lidhura