zoom

Aktualitet

Celibashi urdhëron hapjen e kutive nga Greqia: Asnjë kuti e parregullt, vijon numërimi i votave të diasporës

Celibashi urdhëron hapjen e kutive nga Greqia: Asnjë kuti e parregullt, vijon numërimi i votave të diasporës

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka vendosur hapjen e kutive të votimit dhe vijimin e numërimit të zarfeve të votave të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi.

Vendimi u mor pasi u konstatua se asnjë prej kutive nuk përmbante parregullsi që të pengonte procesin.

Celibashi deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka marrë në dorëzim të gjitha kutitë nga jashtë dhe se asnjëra prej tyre nuk është përcaktuar si e parregullt. Ai theksoi se në bazë të legjislacionit, është detyrim ligjor që çdo votë të numërohet dhe të përfshihet në tabulimin përfundimtar të rezultateve.

“Si grupet e vlerësimit të votave nga jashtë ashtu edhe komisionet kanë vetëm kompetencën e numërimit dhe jo vlerësimin e parregullsive. Kjo është përgjegjësi e KQZ-së, KAS-it dhe më pas Kolegjit Zgjedhor”, deklaroi Celibashi./ Zoom.al

Postime të lidhura