Aplikacion
Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 1272 nga gjithsej 1282 kuti votimi dhe Partia Socialiste ka siguruar tashmë 19 mandate deputetësh.
Nga këta, 12 mandate i përkasin listës së sigurtë, ku kandidatët janë votuar automatikisht përmes logos së partisë, ndërsa 7 mandate të tjera do të përcaktohen nga renditja e kandidatëve në listën e hapur.
Sipas të dhënave më të fundit, gara brenda radhëve të PS-së është bërë tepër e fortë, sidomos për mandatet e fundit. Më i votuari deri më tani është Blendi Gonxhja me 21,809 vota, i ndjekur nga deputeti i vjetër socialist Erion Braçe, i cili ka marrë 20,261 vota.
Në listën e mëtejshme renditen:
Gara për mandatin e 18 dhe të 19 është tepër e ngushtë dhe mbetet e hapur. Një prej përballjeve më të forta është ajo mes Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë, ku diferenca aktuale është vetëm 42 vota.
Po ashtu, edhe përballja mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës është shumë e ngushtë, me vetëm 24 vota diferencë, çka e bën rezultatin përfundimtar të papërcaktuar deri në numërimin e kutive të mbetura.
Me vetëm 10 kuti që presin të numërohen, gara mbetet e tensionuar për kandidaturat në fund të listës, ku çdo votë mund të jetë vendimtare për një mandat në Kuvendin e ardhshëm./ Zoom.al
