zoom

Lajme

Çfarë ndodhi me votat? Kandidatët që nuk votuan as veten e tyre

Çfarë ndodhi me votat? Kandidatët që nuk votuan as veten e tyre

Mes akuzave të shumta që opozita hedh për blerje të votës më 11 maj, gazetarja e politikës, Enkeleda Mema ka ngritur një pikëpyetje të fortë mbi integritetin e procesit zgjedhor të 11 majit, duke sjellë një shembull konkret nga Qarku i Kukësit.

Duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ajo ka vënë në dukje se partia “Aleanca Demokracia e Re”, e cila kishte në garë katër kandidatë për deputetë, ka marrë vetëm 3 vota në të gjithë qarkun.

Kandidatët në fjalë ishin: Besmir Hoxha, Hajredin Bresa, Ylvie Qinami dhe Anisa Zuna. Ajo që bie në sy është fakti se rezultati final tregon më pak vota sesa numri i vetë kandidatëve në listë, duke ngritur dyshime për saktësinë apo vërtetësinë e të dhënave.

“Për garën e 11 majit ka pasur shumë parti politike që kanë pretenduar se vota ju është grabitur. Sjellim një shembull konkret nga faqja zyrtare e KQZ. Në Qarkun e Kukësit, mes 11 partive dhe koalicionece në garë është edhe partia “Aleanca Demokracia e Re”. Në garë janë 4 kandidatë: Besmir Hoxha, Hajredin Bresa, Ylvie Qinami dhe Anisa Zuna. Në përfundim të numërimit të votës për partinë “Demokracia e Re” janë 3 vota. Kjo do të thotë që një nga kandidatët për deputetë nuk e ka votuar veten, në rastin e parë, dhe në rastin e dytë, as familjarët e tyre nuk i kanë votuar kandidatët për deputetë. A kemi të bëjmë me gabim të dhënash në faqen zyrtare të KQZ apo me një tjetërsim të vullnetit politik?”, tha gazetarja Enkeleda Mema./ Zoom.al

View this post on Instagram

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Postime të lidhura