Aplikacion
Numërimi për votën preferenciale është drejt fundit, ndërsa në qarkun e Tiranës vazhdon gara mes kandidateve të Partisë Socialiste.
Ornaldo Rakipi me 7711 vota, momentalisht ka rënë poshtë listës fituese, pasi kandidati tjetër Xhemal Qefalia ka marrë 8210. Megjithatë gara mbetet ende e hapur, pasi ka ende kuti për të numëruar.
Ndërkohë nga gratë socialiste në garë është Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka.
Momentalisht Gjylameti është brenda listës fituese me 5157, por ka një diferencë të ngushtë votash me ish ministren Olta Xhaçka, e cila ka 5032 vota.