zoom

Bota

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka sulmuar sërish sot Europën.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara fituan Luftën e Dytë Botërore dhe “pa ne njerëzit në Evropë do të flisnin gjermanisht dhe japonisht”.

Franca dhe Rusia dhe të gjithë po festojnë fundin e luftës, përveç nesh. Por ne e fituam luftën. Ata ndihmuan, sigurisht, por pa ne do të flisnin gjermanisht, ndoshta edhe pak japonisht. Mendoj se bëmë më shumë për të fituar Luftën e Dytë Botërore“, vazhdoi ai.

Ndërkohë, që ai hapet për dialog me Kinën mbi tarifat, manjati nuk tregon shenja se dëshiron të ulë tensionet me Evropën, me deklaratën e fortë që bëri nga baza ajrore Al Udeid në Katar.

Postime të lidhura